• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nëntë zjarre të ambiente të hapura në 24 orët e fundit

Nëntë zjarre të ambiente të hapura në 24 orët e fundit

 Shkup, 5 korrik 2024 (MIA) - Nëntë zjarre në ambiente të hapura janë evidentuar në 24 orët e fundit dhe të gjitha janë shuar nga zjarrfikësit. Nuk ka zjarre aktive mëngjesin e sotëm, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

 Në 24 orët e fundit, në komunën Gazi Babë dhe Karposh digjej bar i thatë dhe mbeturina, ndërsa zjarri ka përfshirë bar të thatë dhe shkurre në drejtim të rrugës së vjetër për Haraçinë. Është djegur kashtë në fshatin Kopanicë, Komuna e Sarajit,  janë djegur mbeturina edhe në Komunën e Manastirit dhe Strugës. Zjarre janë regjistruar në komunën e Sveti Nikollës, komuna e Koçanit, afër fshatit Obleshevë. Në komunën e Kumanovës në afërsi të vendbanimit "Lagjja e Trimave" është  djegur bar i thatë.

 "Në 24 orët e fundit  janë evidentuar gjithsej 1975 thirrje në numrin e vetëm të emergjencës 112 në QMK. Prej tyre, thirrje "reale" ishin 55,75 për qind, dhe 44,25 për qind ishin për nevoja të tjera të qytetarëve, të cilat nuk ishin urgjente. Drejt policisë janë drejtuar 61,47 për qind, 24,36 për qind në Shërbimin e Urgjencës Mjekësore, 4,81 për qind zjarrfikësve dhe 0,29 për qind në LAMM të thirrjeve aktuale në 112 në QKM", theksohet në kumtesë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR