• e mërkurë, 16 tetor 2024

Mediumet greke: Siljanovska thotë se sillen me përgjegjësi ndaj Marrëveshjes së Prespës, dyshon nëse e njejta vlen edhe për Greqinë

Mediumet greke: Siljanovska thotë se sillen me përgjegjësi ndaj Marrëveshjes së Prespës, dyshon nëse e njejta vlen edhe për Greqinë

Athinë, 5 korrik 2024 (MIA) - Nën titullin "Maqedoni e Veriut-Gordana Siljanovska: Sillemi me shumë përgjegjësi ndaj Marrëveshjes së Prespës, dyshoj nëse e njejta vlen edhe për Greqinë", agjencia greke e lajmeve ANA-MPA i transmeton qëndrimet e presidentes, të paraqitura në intervistën e djeshme, tekst i marrë nga shumica e edicioneve onlajn të mediumeve në Greqi, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

ANA-MPA shkruan se "presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska, pohoi se vendi i saj në masë të madhe i ka përmbushur obligimet e veta të cilat dalin nga Marrëveshja e Prespës, përderisa shprehi dyshim nëse e njejt amund të thuhet edhe për Greqinë".

"Kërkoj mirëkuptim. E kemi Marrëveshjen e Prespës. U ndërrua Kushtetuta e vendit tonë, i ndryshuam dokumentet tona edhe për jashtë edhe për brenda, madje e pusetat i ndërruam. Por, kur ekzistojnë dy palë në Marrëvehsje, duhet edhe pala tjetër të tregojë kooperativitet. Litari ka dy skaje dhe zakonisht dy veta e tërheqin. Mendoj se sillemi me shumë përgjegjësi ndaj Marrëveshjes së Prespës, i përmbushëm të gjitha obligimet madje edhe para se të skadojnë afatet, por nuk jam e sigurt nëse të njejtën e bëri edhe Greqia. Atje do të dëgjoni të thonë 'shkupjanë', 'Skopia', do të shihni tabela me 'FYROM', por jo edhe me Maqedoni e Veriut. Të mos flasim për memorandumet për bashkëpunim dhe posaçërisht për memorandumin për procesin e inkuadrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian", e transmeton agjencia greke e lajmeve, deklaratën e presdientes gjatë intervistës.

Plotësisht, është transmetuar edhe qëndrimi lidhur me betimin dhe përdorimin e emrit Maqedoni dhe sqarimin e saj se në bazë të nenit 7 paragrafi 3 nga Marrëvehsja e Prespës ka të drejtë ta përdorë termin "Maqedoni", dërsa plotësisht është cituar edhe pozicioni se "emri është shenja më e madhe identifikuese dhe kjo doli nga unë".

"Në pyetjen nëse në pesë vitet e ardhshme (aq sa zgjatë mandati i saj si presidente e vendit) do të mbetet në qëndrimin e saj dhe nuk do ta shqiptojë emrin kushtetues të vendit, e ai është Maqedoni e Veriut, Gordana Siljanovska u përgjigj: Të gjithë e dini se jam presidente e këtij vendi i cili sipas kushtetutës së vet quhet ashtu. Përse duhet ta përsëris këtë? Vallë kolegët tanë grekë vazhdimisht thonë Republika helene apo Elkada? Jo. (...) I respektoj marrëveshjet. Nuk është e saktë se po i shkelim. Dikush tjetër i shkelë", shkruan agjencia greke e lajmebe në fund të tekstit.

Lajmi është publikuar mbrëmë vonë, në tërësi u mor nga mediumet onlajn në Greqi, të cilat e publikuan nën titullin: Provokim i drejtpërdrejtë" nga Siljanovska: Tregojmë përgjegjësi ndaj Marrëveshjes së Prespës, thotë Siljanovska, Greqia e shkelë"; "Gordana Siljanovska: Sillemi me përgjegjësi ndaj Marrëveshjes së Prespës, dyshoj nëse e njejta vlen edhe për Greqinë"; "Siljanovska: Ne jemi përgjegjës ndaj Marrëveshjes së Prespës, por dyshoj për Greqinë". ab/

QËNDRONI TË LIDHUR