• e diel, 09 mars 2025

Seancë e Komisionit kuvendor Ligjvënës-Juridik

Seancë e Komisionit kuvendor Ligjvënës-Juridik

Shkup, 7 mars 2025 (MIA) – Komisioni kuvendor Ligjvënës – Juridik sot në seancë duhet të debatojë për Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim, në lexim të parë.

Qëllimi i Propozim ligjit është që të rregullohet statusi i atyre ndërtimeve të cilat janë në një fazë të caktuar të ndërtimit, të mund të vazhdojnë në fazën e mëtutjeshme sipas dispozitave të Ligjit për ndërtim me dorëzimin e dëshmive shtesë pa ngarkesa të shtuara financiare për buxhetin shtetëror.

Siç është theksuar në Propozim ligjin, paraqiten vonesa në realizimin e projekteve vijuese të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Drejtorisë së Zonave Zhvillimore Teknologjike – Industriale, objekte me rëndësi për bujqësinë dhe zhvillimin ekonomik, si për shembull diga, si dhe objekte nga sfera e arsimit, ndërsa para së gjithash objekte për akomodim në fakultete.

“Bëhet fjalë për një numër të madh të objekteve infrastrukturore, si dhe objekte të tjera me interes publik të cilat për shkaqe administrative lidhur me ekipimin e pamjaftueshëm të institucioneve të caktuara gjegjësisht jo azhurnim të të njëjtave si dhe për shkak të qartësisë së pamjaftueshme së dispozitave, janë gjetur në fazë të caktuar dhe nuk kanë mundësi të vazhdojnë të realizohen”, qëndron në sqarimin.

Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara paraprakisht morën dritë të gjelbër nga Komisioni amë për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR