Seancë e Klubit për Çështje dhe Politika Rinore
- Klubi për Çështje dhe Politika Rinore sot do të mbajë seancë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 07:44, 4 nëntor, 2024
Shkup, 4 nëntor 2024 (MIA) - Klubi për Çështje dhe Politika Rinore sot do të mbajë seancë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Siç është publikuar në faqen e Kuvendit, do të zhvillohet diskutim pas revizionit të kryer ESHR me temën "Efikasiteti i masave, politikave dhe projekteve për përmbushjen e kushteve në të cilat funksionojnë konviktet shtetërore dhe zhvillimi i standardit studentor".
Në seancë janë ftuar deputetë, kryerevizori shtetëror Maksim Acevski, ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska dhe një pjesë e sektorit civil.
Foto: Arkivi i MIA-s