Sar: Izraeli këtë javë do të fillojë negociatat për fazën e dytë të marrëveshjes për armëpushim
- Izraeli këtë javë do të fillojë negociatat për fazën e dytë të marrëveshjes për armëpushim, duke përfshirë shkëmbimin e pengjeve izraelite për të burgosurit palestinezë, njoftoi sot ministri i Punëve të Jashtme i vendit, Gideon Sar.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:26, 18 shkurt, 2025

Tel Aviv, 18 shkurt 2025 (MIA) - Izraeli këtë javë do të fillojë negociatat për fazën e dytë të marrëveshjes për armëpushim, duke përfshirë shkëmbimin e pengjeve izraelite për të burgosurit palestinezë, njoftoi sot ministri i Punëve të Jashtme i vendit, Gideon Sar.
Ai në një konferencë për shtyp tha se vendimi është marrë mbrëmë në mbledhjen e kabinetit të sigurisë.
Sari gjithashtu deklaroi se Izraeli kërkon "çmilitarizim të plotë të Gazës" dhe se "nuk do të pranojë praninë e vazhdueshme të Hamasit apo ndonjë grupi tjetër terrorist" në territorin palestinez.
Foto: Arkiivi i MIA-s