• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sanksionohen 100 shoferë në Shkup

Sanksionohen 100 shoferë në Shkup

Shkup, 3 maj 2024 (MIA) - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 100 sanksione,  prej të cilave 14 sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, 12 sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit dhe pesë gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurisë.

"Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", njoftojnë nga MPB-ja. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR