Bislimovski: Duhet të ndihmohen ndërmarrjet komunale, por edhe ato duhet t'i optimizojnë shpenzimet
- Kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë (KRRE), Marko Bislimovski konsideron se ndërmarrjet komunale duhet të ndihmohen, por edhe ato, sipas tij, duhet ta përmirësojnë efikasitetin e punës dhe t'i optimizojnë shpenzimet.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:45, 22 janar, 2025

Shkup, 22 janar 2025 (MIA) - Kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë (KRRE), Marko Bislimovski konsideron se ndërmarrjet komunale duhet të ndihmohen, por edhe ato, sipas tij, duhet ta përmirësojnë efikasitetin e punës dhe t'i optimizojnë shpenzimet.
Gjatë pjesëmarrjes së sotme në TV Sitel, Bislimovski përmendi se ndihma për këto ndërmarrje duhet të definohet në mënyrë adekuate në mënyrë që të mos shkaktohen probleme në punën e EMV-së dhe në çmimet e energjisë elektrike.
"Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve komunale në pajtim me Ligjin ekzistues dhe të ri për energjetikë duhet të blejnë energji elektrike në tregun e lirë. Nëse EMV do të mund të shesë nga 62 euro për megavat orë duhet të vlerësohet si do të ndikojë në likuiditetin e kompanisë. Gjatë periudhës së kaluar një numër i madh i ndërmarrjeve të ujësjellësit edhe nga komunat e mëdha edhe nga më të voglat, morën propozim çmime nga KRRE dhe ne në to i pranuam shpenzimet e tyre reale për rrymë në tregun e lirë. Ato patën dy vite jashtëzakonisht të rënda, vitin 2021 dhe 2022, është fakt se kanë humbje të akumuluara dhe duhet të gjendet mënyrë për t'u ndihmuar. Pati edhe periudhë kur merrnin çmim nga EMV nga 80 - 90 euro për megavat orë, por ajo është rrugë dykahëshe dhe duhet edhe tek ndërmarrjet komunlae të përmirësohet efikasiteti i punës dhe të optimizohen shpenzimet sepse realisht, ndihma u nevojitet, por ndihma duhet të zgjedhet në mënyrë adekuate në mënyrë që më tutje të mos shkaktojë probleme në punën e EMV-së dhe në çmimet e energjisë elektrike", tha Bislimovski.
Në[ntëdhjetë ndërmarrje komunale përmes Shoqatës për ofrues të shërbimeve komunale (ADKOM) me shkresa drejt Qeverisë, KRRE-së dhe Ministrisë së Energjetikës kërkuan çmim më të volitshëm të energjisë elektrike. Konsiderojnë se në interes të likuiditetit të tyre dhe në interes të qytetarëve është të paguajnë rrymë sipas çmimit të vetëm për kilovat orë. ab/
foto: printskrin