• e premte, 04 tetor 2024

Së shpejti do të kthehet në funksion dorëzimi elektronik i kërkesave për dokumente, paralajmëroi Andonovski

Së shpejti do të kthehet në funksion dorëzimi elektronik i kërkesave për dokumente, paralajmëroi Andonovski

Shkup, 30 korrik 2024 (MIA) - Së shpejti do të rikthehen shërbimet për caktimin elektronik dhe marrjen e dokumenteve përmes portalit uslugi.gov.mk, paralajmëroi ministri për Transformim digjital Stefan Andonovski. Ai nuk konkretizoi se kur, por pret që të jetë në 100 ditët e para të mandatit.

Dorëzimi elektronik i kërkesave për dokumente në MPB ka një periudhë të caktuar që është ndërprerë dhe ai tashmë ka pasur takim me ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski për t'ua kthyer këtë shërbim qytetarëve.

"Ajo që ndodhi në periudhën e kaluar, është një kaos total në lëshimin e dokumenteve. Për momentin, dorëzimi i kërkesave është pauzuar në ministri, por veçmë kemi pasur takime me ministrin Toshkovski dhe një diskutim shumë serioz metodologjik se si t'i kthejmë ato. Shpresoj që në periudhën në vijim nuk dua të luaj me afate dhe data, kur nuk kam informacion të saktë ose nuk varet vetëm nga unë apo nga Ministria ime, por jam i sigurt se në një kohë shumë të shkurtër me kohë do t'i kthejmë shërbimet e caktimit dhe pranimit të dokumenteve elektronike përmes portalit uslugi.gov.mk. Mendoj se në 100 ditët e para do të kemi rezultate", tha Andonovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas takimit me grupin punues për hartimin e strategjisë kibernetike. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR