Rute: NATO-ja mbetet gurthemeli i sigurisë kolektive
- Kryeministri i Holandës, Mark Rute pas emërimit zyrtar sekretar i përgjithshëm ti aleancës ë NATO-s deklaroi se Aleanca mbetet gurthemeli i sigurisë kolektive të vendeve anëtare.
- Post By Sara Ademi
- 17:09, 26 qershor, 2024
Bruksel, 26 qershor 2024 (MIA) - Kryeministri i Holandës, Mark Rute pas emërimit zyrtar sekretar i përgjithshëm ti aleancës ë NATO-s deklaroi se Aleanca mbetet gurthemeli i sigurisë kolektive të vendeve anëtare.
"Është një nder i jashtëzakonshëm të emërohesh sekretar i përgjithshëm i NATO-s. Aleanca është dhe do të mbetet gurthemeli i sigurisë sonë kolektive. Udhëheqja e kësaj organizate është përgjegjësi e madhe", publikoi Rute në Iks.
Rute do ta zëvendësojë norvegjezin Jens Stoltenberg në funksionin e sekretarit të përgjithshëm të Aleancës nga 1 tetori.
Ambasadorët e 32 vendeve të NATO-s do ta ratifikojnë emërimin gjatë takimit të Këshillit Veriatlantik (organi udhëheqës politik i Aleancës) në Uashington më 9-11 korrik. sa/
foto: Arkivi i MIA-s