• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Rute: NATO do të vazhdojë të promovojë stabilitet dhe siguri jashtë kufijve të veta

Rute: NATO do të vazhdojë të promovojë stabilitet dhe siguri jashtë kufijve të veta

Bruksel, 18 tetor 2024 (MIA) - NATO-ja do të vazhdojë me promovimin e stabilitetit dhe sigurisë jashtë kufijve të veta përmes misioneve dhe operacioneve, si KFOR-i dhe Misioni në Irak, tha sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Mark Rute në fjalimin në mbledhjen e Këshillit veriatlantik në nivel të ministrave të Mbrojtjes, ku morën pjesë edhe ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut, Vllado Misajllovski.

"Në mënyrë të konsiderueshme e kemi rritur përkrahjen tonë për Ukrainën, fillimisht, që ajo të mund të mbrohet nga agresioni rus tani, dhe e dyta, t'u kundërshtohet kërcënimeve ruse në të ardhmen", shtoi Rute.

Ai theksoi se në takimin do të bisedohet edhe për implementimin e vendimeve nga Samiti i korrikut të NATO-s në Uashington për përforcimin e mbrojtjes, përmes investimeve në forcat e armatosura dhe kapaciteteve, me qëllim të ballafaqimit me sfidat, me të cilat ballafaqohet Aleanca.

Sipas tij, do të debatohet edhe për përforcimin e kapaciteteve të industrisë mbrojtëse dhe rritjen e e prodhimit të saj mbarë Aleancën, si dhe për mbrojtje të sinxhirëve kritikë për furnizim.

Seanca e Këshillit veriatlantik mbahet në kuadër të mbledhjes dyditore të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, që filloi dje në Bruksel. Dje është mbajtur takim ministror i anëtarëve, të cilët kontribuojnë për përforcimin e Koalicionit global për luftë kundër Shtetit Islamik, si dhe takim i ministrave të mbrojtjes së vendeve të NATO-s me kolegët e tyre nga vendet partnere nga rajoni aziatiko-pacifik - Australia, Japonia, Koreja e Jugut dhe Zelanda e Re, ku u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në disa sfera, para së gjithash në sferën e inovacioneve, prodhimit industrial dhe luftën kundër kërcënimeve hibride dhe sulmeve kibernetike.

Në mënyrë shtesë, në formë të darkës punuese është mbajtur edhe seancë e Këshillit për bashkëpunim NATO-Ukrainë, ku kanë marrë pjesë edhe presidenti ukrainas, Vollodimit Zelenski dhe ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov. bsh/

Foto: NATO

QËNDRONI TË LIDHUR