• e premte, 05 korrik 2024

Rusia dhe Ukraina dy muaj kanë negociuar me Turqinë për marrëveshje për të siguruar transport të sigurt në Detin e Zi

Rusia dhe Ukraina dy muaj kanë negociuar me Turqinë për marrëveshje për të siguruar transport të sigurt në Detin e Zi

Ankara, 16 prill 2024 (MIA) - Rusia dhe Ukraina kanë dy muaj që negociojnë me Turqinë për marrëveshje për sigurimin e transportit të sigurt në Detin e Zi dhe kanë arritur marrëveshje për tekstin që duhej ta publikonte Ankaraja, por Ukraina u tërhoq papritur. Kështu raportojnë mediat turke duke iu referuar agjencisë Rojters të cilët kanë pasur kopjen e tekstit të marrëveshjes e cila nuk u bë kurrë publike për opinionin.

Bisedimet u ndërmjetësuan nga Turqia e cila u inkurajua nga Kombet e Bashkuara, deklaruan katër burime të cilët kanë dashur të mbeten anonimë për shkak të ndjeshmërisë së temës.

Marrëveshja u arrit në mars dhe kishte për qëllim lundrimin e sigurt të anijeve tregtare në Detin e Zi. Edhe pse Ukraina nuk ka dashur formalisht ta nënshkruaj, Kievi pranoi që presidenti turk Rexhep Taip Erdogan të shpallë marrëveshjen më 30 mars - një ditë para zgjedhjeve kryesore lokale, thanë burimet.

“Në momentin e fundit, Ukraina u tërhoq papritur dhe marrëveshja dështoi”, tha një nga burimet e cituara nga Rojters, transmetojnë mediat turke. Tre burime të tjera e mbështetën këtë version të ngjarjeve. Rusia, Ukraina dhe Turqia nuk kanë dashur të komentojnë, njofton agjencia e lajmeve.

Mbetet e paqartë pse Ukraina u tërhoq nga marrëveshja. Burimet nga Rojters, madje thanë se nuk e dinin se çfarë e nxiti vendimin e Kievit.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR