• e enjte, 27 qershor 2024

Rrokulliset cisterna me gaz afër fshatit Vasharejcë të Manastirit, shoferi merr lëndime të lehta

Rrokulliset cisterna me gaz afër fshatit Vasharejcë të Manastirit, shoferi merr lëndime të lehta

Shkup, 13 mars 2024 (MIA) - Një cisternë me gaz ​​është rrokullisur në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në afërsi të fshatit Vasharejcë në Manastir. Shoferi i kamionit është lënduar lehtë dhe me ndihmën urgjente mjekësore është transportuar në Spitalin klinik në Manastir.

Siç informoi Qendra për Menaxhim me Krizav (QMK), për aksidentin është njoftuar NJTKZ Manastir, e cila ka dërguar në terren katër zjarrfikës me një automjet të saj.

Ekipet e MPB-së janë tashmë në terren. Për ngritjen e cisternës është duke u pritur një mekanizëm. ls/ 

Foto: arkivi i MIA-s 

 
 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR