• e diel, 22 dhjetor 2024

Rritet intensiteti i trafikut jashtë mjediseve urbane

Rritet intensiteti i trafikut jashtë mjediseve urbane

 Shkup, 27 gusht 2024 (MIA) - Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, bëri të ditur LAMM.

 Rekomandohet shpejtësi e adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR