Toshkovski për zjarrin në Koçan: Në këtë moment po dëgjohen dëshmitarë, të cilët janë të lidhur me ngjarjen penale
- Po ndërmerren veprime sipas udhëzimeve të Prokurorisë publike dhe sa jam i informuar në këtë moment po merren në pyetje disa dëshmitarë, të cilët janë të lidhur me ngjarjen juridike penale, thotë ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili sot në Shtip iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse ka momente të reja rreth hetimit për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, me ç'rast jetën e kanë humbur 62 persona të rinj. Ai theksoi se nuk ka çka tjetër të shtojë, pasi hetimi ende po zgjat.
- Post By Besnik Shuki
- 13:17, 10 maj, 2025
Shtip, 10 maj 2025 (MIA) - Po ndërmerren veprime sipas udhëzimeve të Prokurorisë publike dhe sa jam i informuar në këtë moment po merren në pyetje disa dëshmitarë, të cilët janë të lidhur me ngjarjen juridike penale, thotë ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili sot në Shtip iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse ka momente të reja rreth hetimit për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, me ç'rast jetën e kanë humbur 62 persona të rinj. Ai theksoi se nuk ka çka tjetër të shtojë, pasi hetimi ende po zgjat.
"Në këtë moment, hetimi është ende duke vazhduar, po mblidhen prova dhe po ndërmerren veprime sipas udhëzimeve të Prokurorisë publike, sapo të ketë zhvillime të reja, Prokuroria publike do ta informojë opinionin për të gjitha hapat që do të ndërmerren në të ardhmen", thotë Toshkovski.
Ministri i Punëve të Brendshme u pyet edhe për hetimet për automjetet e djegura në të gjithë vendin, në çka iu përgjigj se në periudhën e kaluar ka pasur disa automjete të djegura.
"Lidhur me një pjesë të rasteve, hetimi është mbyllur dhe janë ngritur akuza, në disa raste veprimet të cilat po zhvillohen në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Prokurorinë publike po mblidhen prova dhe po veprohet. Ashtu që për çdo rast për të cilin është mbyllur hetimi, janë siguruar prova, të njëjtat janë procesuar dhe shpresoj që gjykatat do të veprojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe do të dënojnë të gjithë ata që kanë kryer krim të tillë", tha Toshkovski.
Ministri i Punëve të Brendshme, Toshkovski sot në Shtip merr pjesë në Asamblenë e 14-të vjetore të IPA Maqedoni, që ka karakter ndërkombëtar. Ai vuri në dukje se pret që anëtarët e Shoqatës policore ndërkombëtare - IPA Maqedoni të shkëmbejnë përvoja, ide dhe programe me mysafirët që ndodhen sot në Shtip, me qëllim që të bashkëpunojnë më mirë mes vete dhe të kontribuojnë në shoqëri me të gjitha aktivitetet e tyre. bsh/
Foto: MIA