• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Në Shkup nesër dezinfektim ajror kundër mushkonjave

Në Shkup nesër dezinfektim ajror kundër mushkonjave

Shkup, 10 maj 2025 (MIA) - Qyteti i Shkupit informon se nesër në orët e hershme të mëngjesit do të kryhet dezinfektim ajror i zonës së Qytetit të Shkupit kundër mushkonjave.

Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë dezinfektimin, spërkatja do të kryhet të nesërmen, kur kushtet e motit janë të favorshme, në të njëjtën kohë.

Nga  Qyteti i Shkupit i njoftojnë bletarët që të marrin masat e nevojshme për të mbrojtur bletët në kohën e duhur. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR