Është caktuar paraburgim 30-ditor për pesë persona të përfshirë në vrasjen e shtetasit turk 25-vjeçar
- Gjykatësi në procedurë paraprake nga Gjykata themelore në Shtip pesë shtetasve nga Republika e Turqisë, të cilët janë të involvuar në vrasjen e shtetasit turk 25-vjeçar, u caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditëve, informoi sot gjykatësi penal dhe njëherit zëdhënës i Gjykatës themelore në Shtip, Sashko Georgiev. Të dyshuarit janë dërguar në burgun e Kumanovës.
- Post By Lindita Sulejmani
- 12:52, 10 maj, 2025
Shtip, 10 maj 2025 (MIA) - Gjykatësi në procedurë paraprake nga Gjykata themelore në Shtip pesë shtetasve nga Republika e Turqisë, të cilët janë të involvuar në vrasjen e shtetasit turk 25-vjeçar, u caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditëve, informoi sot gjykatësi penal dhe njëherit zëdhënës i Gjykatës themelore në Shtip, Sashko Georgiev. Të dyshuarit janë dërguar në burgun e Kumanovës.
MIA mbrëmë informoi se nëpunës policor në Gjykatën themelore në Shtip kanë shoqëruar 21-vjeçarin K.K., shtetas i Republikës së Turqisë i cili dyshohet se ka kryer vrasjen, pastaj A.H., T.M., O.M. dhe A.O. të moshës 21 deri në 29 vjeç, të gjithë shtetas turq në dyshimin se kanë ndihmuar personin K.K të largohet nga vendi i ngjarjes.
Vrasja ndodhi më 8 maj në objektin hotelierik "Vami" në sheshin e qytetit "Liria" Shtip, ndërsa në polici është raportuar në orën 21:25. Pas vrasjes, autori i krimit, me ndihmën e katër personave të tjerë, u përpoq të arratisej, por në një operacion të nëpunësve policor nga SPB Shtip dhe SPB-Shkup ata u kapën dhe u privuan nga liria. Ministri Pançe Toshkovski, i cili është i pranishëm sot në hapjen e Asamblesë së 14-të vjetore të Shoqatës ndërkombëtare të policisë IPA Maqedoni, në pyetjen e një gazetari në lidhje me operacionin që u krye për kapjen e autorit të krimit dhe bashkëpunëtorëve të tij, u përgjigj se në operacion morën pjesë disa nëpunës policor.
"Ministria e Punëve të Brendshme, në një aksion të koordinuar midis SPB-Shtip, SPB-Shkup, Forcave speciale të policisë dhe Policisë ndërhyrëse - Shkup, identifikoi dhe arrestoi si autorin e krimit ashtu edhe ata që ndihmuan në arratisjen e shtetasit turk që kreu vrasjen në Shtip. Ato u procesuan dhe po mblidhen prova", thotë Toshkovski.

I pyetur nëse do të forcohen masat duke pasur parasysh vrasjen që ndodhi, Toshkovski tha se MPB-ja po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për të garantuar sigurinë si në territorin e Shtipit ashtu edhe në të gjithë vendin.
"Unë besoj se gjithçka që duhet bërë nga ana jonë po bëhet. Unë besoj se Ministria e Punëve të Brendshme po vepron absolutisht dhe në mënyrë efektive në zbulimin e çdo krimi të kryer në territorin e Maqedonisë dhe shoh një reagim efikas nga MPB-ja në lidhje me këtë ngjarje specifike penale-juridike. Kështu që të mund të inkurajoj vetëm nëpunësit policor të ndershëm dhe profesionistë që të vazhdojnë të veprojnë në të ardhmen për të siguruar paqen e nevojshme për qytetarët e Maqedonisë", deklaroi Toshkovski.
Ai shtoi se nëse nëpunësit policor veprojnë në mënyrë të koordinuar si në këtë rast, do të arrihet rezultatet e dëshiruara, të cilat i presin të gjithë qytetarët e Maqedonisë. ls/
Foto: MIA