• e premte, 22 nëntor 2024

Rreshje të mëdha të borës e kapluan Britaninë e Madhe, janë mbyllur rreth 200 shkolla

Rreshje të mëdha të borës e kapluan Britaninë e Madhe, janë mbyllur rreth 200 shkolla

Londër, 21 nëntor 2024 (MIA) – Reshje të mëdha të borës sot kapluan shumë pjesë të Britanisë së Madhe para se të arrijë stuhia Bert, e cila pritet për fundjavë, ndërsa janë mbyllur rreth 200 shkolla, informojnë mediat britanike. 

Meteorologët dhanë meteoalarm të verdhë për një pjesë të madhe të Skocisë veriore dhe perëndimore, si dhe për disa pjesë të Anglisë jugperëndimore, informon Bi-Bi-Si. 

Më shumë se 60 shkolla në atë zonë ishin mbyllur për shkak të motit të ligë, si dhe 30 në Uells, përderisa rreth 100 shkolla në Devon dhe Kornvoll plotësisht ose pjesërisht e ndërprenë mësimin. 

Pritet që stuhia Bert të shtunën të sjellë reshje të reja të mëdha të borës, shiut dhe erëra me fuqi deri 112 kilometra në orë në disa zona. 

Shërbimi automobilistik i paralajmëroi shoferët se nëse nisen në rrugë të jenë shumë të vëmendshëm në komunikacion. 

Për shkak të borës janë anuluar disa nisje të trenave në zonat e goditura nga moti i ligë. Temperaturat në disa pjesë të Skocisë ranë deri 10 gradë nën zero, ndërsa pritet që sonte të ulen në mënyrë drastike, paralajmëruan meteorologët. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR