Ronaldo skualifikohet me një ndeshje shkaku i gjestit të pahijshëm ndaj tifozëve
- Sulmuesi i Al-Nasr, Kristiano Ronaldo është skualifikuar për shkak të gjestit të pahijshëm ndaj tifozëve, transmeton "L'Equipe".
- Post By Fami Bajrami
- 08:57, 29 shkurt, 2024

Paris, 29 shkurt 2024 (MIA) - Sulmuesi i Al-Nasr, Kristiano Ronaldo është skualifikuar për shkak të gjestit të pahijshëm ndaj tifozëve, transmeton "L'Equipe".
Sipas mediave franceze, 39-vjeçari është skualifikuar me një ndeshje për shkak të gjestit të turpshëm që bëri në ndeshjen e xhiros së 21-të të kampionatit të Arabisë Saudite kundër Al-Shabab (3:2).
Vetë Ronaldo u arsyetua se kjo shenjë “shpreh forcën dhe fitoren”, ndërsa në Evropë “janë të adaptuar në këtë”.
Këtë sezon Ronaldo ka luajtur 29 ndeshje për Al-Nasr në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar 28 gola dhe 11 asistime.
Foto: EPA