Ronaldo për herë të katërt këtë sezon shpallet lojtar i muajit në Arabinë Saudite
- Kristiano Ronaldo është shpallur për lojtar të muajit mars në Kampionatin e Arabisë Saudite.
- Post By Besnik Shuki
- 09:16, 2 prill, 2024

Riad, 2 prill 2024 (MIA) - Kristiano Ronaldo është shpallur për lojtar të muajit mars në Kampionatin e Arabisë Saudite.
Muajin e kaluar portugezi ka luajtur në dy ndeshje të Al-Nasër në kampionatin e Arabisë Saudite. Në ndeshjen me Al Raed (1:3), Ronaldo la luajtur 90 minuta dhe nuk ka shënuar gol, ndërsa në ndeshjen kundër Al Tait (5:1), Ronaldo shënoi het-trik.
Ky është çmimi i katërt lojtar i muajit në Ligën Saudite për Ronaldon këtë sezon. Ai paraprakisht ishte më i miri në gusht, shtator dhe dhjetor.
Ronaldo këtë sezon ka shënuar 33 gola dhe ka 11 asistime në 34 ndeshje për Al-Nasër në të gjitha garat. bsh/
Foto: EPA