• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rokas për MIA-n: Unë shoh një angazhim të fortë të ndiqen rekomandimet e BE-së, tani prioritet duhet të jetë ligji për Këshillin Gjyqësor

Rokas për MIA-n: Unë shoh një angazhim të fortë të ndiqen rekomandimet e BE-së, tani prioritet duhet të jetë ligji për Këshillin Gjyqësor

Shkup, 13 tetor 2024 (MIA) - Unë shoh përkushtim të fortë të Qeverisë të punohet dhe të ndiqen rekomandimet e BE-së, pa dallim nëse janë në Misionin e Vlerësimit, nëse janë nga Raporti për përparimin e vendit, ose sërish më konkretisht për sundimin e ligjit, thotë euroambasadori Mihalis Rokas në një intervistë për MIA-n, që është intervista e tij e parë pasi mori detyrën e re në vend muajin e kaluar.

Sipas tij, tani prioritet duhet të jetë ligji për Këshillin Gjyqësor, që, siç thekson është një reformë shumë e rëndësishme në pikëpamje të mënyrës se si është formuar, si zgjidhen dhe shkarkohen gjykatësit.

"Pra, ka shumë elementë që puna është e madhe dhe ka ecur relativisht shpejt, kjo është fusha kyçe për gjithçka, lufta kundër korrupsionit, tërheqja e investimeve, besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor. Unë shoh se ka një angazhim të drejtë edhe nga BE-ja dhe ka një mbështetje të madhe për projektet aktuale apo projektet që do të përshtaten sipas legjislacionit të ri, me ç'rast presim që qeveria ta miratojë në muajt në vijim", thotë Rokas në një intervistë për MIA-n. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR