• e enjte, 30 janar 2025

Ripërtëritja e operës "Lidija nga Maqedonia"

Ripërtëritja e operës

Shkup, 14 korrik 2023 (MIA) - Baleti dhe Opera Nacionale ju paraqet ripërtërirjen e njërës nga operat më të mira nga vendi “Lidija nga Maqedonia” e kompozitorit Risto Avramovski. Në skenë të Operës dhe Baletit Nacional do të shfaqet më 16 shtator 2023, me fillim në orën 20:00.

Dirigjent i shfaqjes është Ivan Eminoviq. Regjisori Pllamen Kartallov (Bullgari), regjia e ripërtërirë është e Trajko Jordanvoskit, skenografia është e Pançe Minovit, ndërsa kostumografia e Elena Donçevës.

Në rolet kryesore luajnë: Nade Talevska Spasovska në rolin e Lidijës, Igor Durllovski në rolin e Pavles, Dragan Ampov ne rolin e Silasit, Marjan Nikollovski/ Nikolla Stojçevski në rolin e Timotejit, Vasko Zdravkov në rolin e Njeriut engjëll, Ana Rojdeva Talevska/ Katerina Stojanovska - Asia, Aleksandra Llazarovska – Vasilievski/ Elena Gollomeva – Agia dhe Marika Popoviq / Sonja Pendovska Madevska – Dina. Luajnë kori dhe orkestra e Operës dhe Baletit Nacional.

Opera “Lidija nga Maqedonia” është opera në dy akte. Është bërë në vitin 2001, me porosi të Teatrit të atëhershëm Popullor të Maqedonisë. Libretin e kanë shkruar Gij Shelej dhe Dora Petrova (Francë) në këndim të Liljana dhe Jordan Plevneshit. Ka të bëjë me gruan e parë të pagëzuar në territorin europian nga Shën Apostull Pali, që është Lidia dhe ka qenë nga Maqedonia. Përpunohen ngjarje që kanë ndodhur atëherë. Ajo është temë biblike.

Biletat e shfaqes tashmë janë në shitje, onlajn në www.operabalet.mkbsh/

Foto: Baleti dhe Opera nacionale

 

QËNDRONI TË LIDHUR