Ekspozitë “Persekutimi komunist i hartuesve të Alfabetit shqip dhe familjarëve të tyre”
- U hap sot në Ambientet e Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore në Shkup Ekspozita me temë: “Persekutimi Komunist i Hartuesve te Alfabetit Shqip dhe familjarëve të tyre” nën kujdesin e Ambasadës Shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Të ftuar ishin dhe kryetari i Kuvendit i Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, drejtori Ekzekutiv i ISKK-së Çelo Hoxha.
- Post By Fami Bajrami
- 12:56, 28 janar, 2025
Shkup, 28 janar 2025 (MIA)- U hap sot në Ambientet e Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore në Shkup Ekspozita me temë: “Persekutimi Komunist i Hartuesve te Alfabetit Shqip dhe familjarëve të tyre” nën kujdesin e Ambasadës Shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Të ftuar ishin dhe kryetari i Kuvendit i Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, drejtori Ekzekutiv i ISKK-së Çelo Hoxha.
Kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, duke vlerësuar ekspozitën "Persekutimi komunist i hartuesve të alfabetit shqip dhe familjarëve" të ISKK, theksoi faktin se aktivitete të tilla sjellin në pah jo vetëm kontributin e themeluesve të alfabetit dhe shtetit shqiptar, por edhe natyrën kriminale te regjimeve diktatoriale që kanë tentuar të mohojnë dhe fshehin vlerat e tyre kombëtare. Gashi kërkoi nga drejtuesit e dy instituteve, Hasani e Hoxha, të promovojnë sa më shumë nga historia e atyre që kanë themeluar shtetin shqiptar dhe që kanë mbrojtur gjuhën dhe identitetit kombëtar, duke patur sa më shumë aktivitete të përbashkëta.
Në fjalën e tij Z. Meidani thekson se kjo ekspozitë për herë të parë, hedh dritë mbi një aspekt të errët të historisë sonë – përndjekjen dhe vuajtjet që pësuan ata që kontribuan në formimin e alfabetit të shqipes dhe familjet e tyre. Ai shprehet se kjo ekspozitë nuk është thjesht një tregim për të kaluarën – është një paralajmërim për të tashmen dhe të ardhmen. Historia na mëson se indiferenca dhe harresa janë po aq të rrezikshme sa padrejtësia vetë.
Drejtori i ISKK, Çelo Hoxha, duke falënderuar kryeparlamentarin Gashi, ambasadorin Meidani, drejtorin e Intitutit, Hasani, organizatorët e ekspozitës dhe kuratatoren e ekspozitës, Dorina Daiu, theksoi nevojën që kjo njohje për themeluesit e gjuhës dhe shtetit shqiptar, të jetë në fokus të veprimtarive të përbashkëta të dy institutive.
Në fjalën e tij Zoti Asani shprehet se kjo ekspozitë është një thirrje për reflektim mbi sakrificat e atyre që kontribuuan në formësimin e gjuhës dhe identitetit tonë kombëtar, duke u përballlur me represion dhe padrejtësi. Fjalën e tij përshëndetëse e përmbyll me një citat të Sevasti Qiriazi - Dako “UNË JAM SHQIPTARE.
Zonja Daiu thekson se nëpërmjet kësaj ekspozite kemi arritur qëllimin tonë për ta bërë këtë ditë Ftese më gjithëpërfshirëse ku tashmë Roli dhe Kontributi i Mohuar i Disa prej Delegatëve të vendoset në vendin e duhur të Historisë së Shqipërisë dhe që të shërbejë si burim frymëzimi për familjarët e tyre si dhe për brezat e ardhshëm.