“Një copëz arti”- ekspozitë e nxënësve të shkollës së mesme të tekstilit të Tetovës në presidencën e Shqipërisë
- Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot bashkë me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj dhe drejtorin e Shkollës së mesme profesionale të tekstilit Muzafer Livoreka, në zyrën presidenciale kanë hapur ekspozitën “Një Copëz arti” në zemrën e Tiranës.
- Post By Fami Bajrami
- 15:57, 17 janar, 2025

Tetovë, 17 janar 2025 (MIA)- Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot bashkë me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj dhe drejtorin e Shkollës së mesme profesionale të tekstilit Muzafer Livoreka, në zyrën presidenciale kanë hapur ekspozitën “Një Copëz arti” në zemrën e Tiranës.
“Kjo ekspozitë që sjell punimet e nxënësve dhe profesorëve të shkollës, është një dëshmi e kreativitetit, pasionit dhe përkushtimit të brezit të ri nga Tetova. Nga tekstil dizajni te artet e aplikuara, këto krijime tregojnë fuqinë e artit për të frymëzuar dhe për të ndërtuar të ardhmen. Falënderime për mbështetjen e të gjithëve që promovojnë talentin dhe ëndrrat e rinisë sonë!”, thuhet në kumtesën nga komuna e Tetovës.
Foto: Komuna e Tetovës