• e premte, 14 qershor 2024

Rekord në Uimbëldon - nga 3,2 milionë euro për kampionët

Rekord në Uimbëldon - nga 3,2 milionë euro për kampionët

Londër, 13 qershor 2024 (MIA) - Si pothuajse çdo vit, edhe këtë vit Uimbëldon do të shpërndajë një fond rekord shpërblyes.

Për herë të parë në historinë e këtij kompeticioni, shuma e premive të përgjitshme do të kalojë 50 milionë stërlina (pothuajse 60 milionë euro).

Kampionët teke në të dyja kompeticionet do të shpërblehen me 2.7 milionë stërlina (pothuajse 3.2 milionë euro), nënkampionët do të marrin 1.4 milionë stërlina, etj.

Rritja e fondit të përgjitshëm shpërblyes arrin në 11.9 për qind, ndërsa premitë e destinuara për kualifikime do të jenë më të larta për 14.9 për qind, gjë që do të vazhdojë politikën e rritjes së përqindjes së çmimeve për konkurrentët më pak të suksesshëm.

Humbësit në turin e parë të turneut kryesor do të marrin 60 mijë stërlina (rreth 71 mijë euro).

Rekordi do të shënohet edhe në kategorinë e tenistëve me nevoja të veçanta, pasi totali i premive do të kalojë për herë të parë një milion stërlina. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR