Regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup për shkak të vizitës së kryetares së Kuvendit të Sllovenisë
- ga sot deri të premten për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut do të jetë Urshka Klakoçar Zupançiq, kryetare e Kuvendit të Sllovenisë, ku për shkak të kësaj në Shkup do të ketë regjim të veçantë në komunikacion.
- Post By Qefsere Abduli
- 07:52, 9 prill, 2025

Shkup, 9 prill 2025 (MIA) - Nga sot deri të premten për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut do të jetë Urshka Klakoçar Zupançiq, kryetare e Kuvendit të Sllovenisë, ku për shkak të kësaj në Shkup do të ketë regjim të veçantë në komunikacion.
"Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të vaçantë të komunikacionit në zonën e qytetit të Shkupit", njoftojnë nga MPB-ja.
Nga aty thonë se SPB Shkup apelon deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t'i respektojnë urdhërat që i japin nëpunësit policorë. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s