• e premte, 12 korrik 2024

Reagim nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së Armatës

Reagim nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së Armatës

Shkup, 11 korrik 2024 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së Armatës i përgënjeshtron informacionet e parashtruara, gjegjësisht, siç qëndron në reagimin e tyre, informacione të pakontrolluara lidhur me fillimin e zjarrit në rrethinën e fshatit Pepelishte.

"Njëherit, pjesëtarët e Armatës gjegjësisht kadetë, të cilët ndodhen në Qendrën për stërvitje "Pepelishte" janë të parët që janë përfshirë në luftën me zjarret", theksohet në komunikatën e MM dhe të SHM të Armatës. 

Në komunikatë sqarohet se gjatë ditës së djeshme aktivitetet stëvitëse të kadetëve janë realizuar në PA "Krivollak" dhe të njejtit kanë përfunduar në ora 10:00.

"Bëhet fjalë për dy lokacione të ndryshme gjegjësisht në rajonin ku ka filluar zjarri nuk ka patur asjë aktivitet nga ana e pjesëtarëve të Armatës", thuhet në komunikatë.

Shtohet se kadetët së bashku me pjesëtarët e tjerë të ushtrisë kanë ndihmuar në shuarjen e zjarrit deri në orët e vona të mbrëmjes dhe kanë vazhduar edhe sot me shuarjen e zjarrit në tokë dhe nga ajri. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR