Raporte vjetore për vitin 2023 për disa institucione para Komisionit parlamentar për sistem politik
- Në Kuvend sot do të vazhdojë seanca e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive. Në rend dite të seancës janë disa raporte vjetore.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:40, 12 korrik, 2024
Shkup, 11 korrik 2024 (MIA) - Në Kuvend sot do të vazhdojë seanca e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive. Në rend dite të seancës janë disa raporte vjetore.
Deputetët do të shqyrtojnë raportin vjetor të Avokatit të Popullit për shkallën e garantimit të respektimit, promovimit dhe mbrojtjes së lirive të njeriut, Raportin vjetor të punës së Agjencisë së administratës, Raportin vjetor për punën e Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Raportin vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në shkallë të dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse, të gjitha për vitin 2023.
Seanca filloi të mërkurën me shqyrtimin e raportit vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2023.
Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska në seancën e Komisionit parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, ku u diskutua për Raportin vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2023, theksoi se mungesa e mjeteve buxhetore, pajisjet dhe stafi i pamjaftueshëm ndikojnë në funksionimin e Komisionit.
Ajo gjithashtu njoftoi se Komisioni ka formuar raste pas pranimit të një peticioni për emërimin e zëvendësdrejtorit në Agjencinë e Inteligjencës dhe pas peticionit të dorëzuar nga Ministri i Punëve të Brendshme lidhur me veprimet e ndërmarra nga zëvendësministri i mëparshëm, dhe se në vazhdim është analiza e dokumentacionin për këto raste. qa/
Foto: arkivi i MIA-s