• e diel, 23 shkurt 2025

Prolongimi i katërt i rigjykimit për spitalin modular

Prolongimi i katërt i rigjykimit për spitalin modular

Tetovë, 15 janar 2025 (MIA) - Për të katërtën herë është prolonguar rigjykimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës pasi që një vendim të tillë solli Gjykata e Apelit Gostivar pas seancës publike në prill të vitit 2024, ndërkaq pas aktvendimit fillestar të 5 qershorit të vitit 2023. Si më 5 nëntor 2024, edhe sot seanca u prolongua për shkak të mungesës së gjykatësit Jordan Vellkovski, i cili ndodhet në pushim mjekësor. Gjykatësja e cila e zëvendësonte, e caktoi fillimin e gjykimit për më 18 mars të këtij viti, në orën 10:00.

Tentimi i parë për rigjykim ishte më 26 qershor 2024, më pas u prolongua për më 25 shtator kur gjithashtu nuk u mbajt seancë publike.

Gjykata e Apelit në prill 2024 solli vendim me të cilin urdhëroi të ketë rigjykim për ish-drejtorët e spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi, si dhe Institucionit publik shëndetësor Spitali klinik Tteovë si subjekt juridik. Për mjekun Boban Vuçpevski, Gjykata e Apelit në prill 2024 e refuzoi ankesën e Prokurorisë dhe e konfirmoi aktvendimin lirues për të.

Më 5 qershor 2023 Gjykata themelore Tetovë caktoi aktvendim lirues për drejtorët e akuzuar Florin Besimi dhe Artan Etemi për veprën penale "vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme", prëderisa personi juridik IPSH Spitlai klinik u shpall fajtor për veprën "shkaktim i rrezikut të përgjithshëm" në procesin gjyqësor rreth zjarrit në spitalin modular në Tetovë në vitin 2021 kur e humbën jetën 14 persona. Gjykata atëherë vendosi të ketë aktvendim lirues për mjekun Boban Vuçevski dhe Spitalin klinik për veprën "mosbeprim sipas rregullave shëndetësore".

Sipas aktvendimit, të akuzuarve Florin Besimi dhe Artan Etemi iu konstatua dënimi me burg prej një viti e gjashtë muajve, dënim me kusht dhe dënimi i konstatuar me burg nuk do të ekzekutohet nëse të akuzuarit, secili individualisht, në kohë prej tre viteve, nuk kryejnë vepër tjetër penale. Personi juridik duhej të paguante gjobë në vlerë prej një milion denarëve, 30 ditë pas fuqizimit të aktvendimit.

Procesi i parë gjyqësor u zhvillua pasi që më 8 shtator 2021 14 persona humbën jetën në zjarrin që shpërtheu në spitalin modular në kuadër të Spitalit klinik Tetovë. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR