• e premte, 12 korrik 2024

Konferencë "Forumi Europeum 2024: Instrumente për sundimin e ligjit në kontekst të inkuadrimit në BE"

Konferencë

Shkup, 12 korrik 2024 (MIA) - "Forum Europeum 2024: Instrumente për sundimin e ligjit në kontekst të inkuadrimit në BE" titullohet konferenca që do të mbahet sot në Shkup në organizim të Institutit për politikë evropiane (EPI) - Shkup.

"Viti 2024 shënohet me zgjedhje të rëndësishme në mbarë botën, duke përfshirë zgjedhjet e BE-së në qershor dhe zgjedhjet kryesore presidenciale dhe parlamentare në disa vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Rezultatet e këtyre zgjedhjeve do të ndikojnë ndjeshëm mbi të ardhmen e politikës së jashtme të BE-së dhe trajektoren e anëtarësimit të vendeve kandidate nga Ballkani Perëndimor. Që nga fillimi i vitit është shënuar progres në procesin e zgjerimit të BE-së. Komisioni Evropian ka rekomanduar fillimin e negociatave të inkuadrimit me Bosnje e Hercegovinën, ndërsa Ukraina dhe Moldavia kanë bërë përparim të rëndësishëm në rrugën e tyre drejt BE-së", thuhet në komunikatën e EPI-t.

Duke pasur parasysh këtë zhvillim kompleks të ngjarjeve dhe në pritje të progresit në të ardhmen nga EPI theksojnë se ekziston nevojë urgjente për të siguruar dialog dhe komunikim të vazhdueshëm brenda dhe ndërmjet vendeve kandidate dhe BE-së në nivele të ndryshme, ndërsa konferenca në Shkup paraqet pikërisht një mundësi të tillë.

Foto: Printskrin EPI

 

QËNDRONI TË LIDHUR