• e shtunë, 13 korrik 2024

Aktive edhe dy vatra nga zjarri i madh në Ograzhden, pritet përfshirja edhe e helikopterit të armatës

Aktive edhe dy vatra nga zjarri i madh në Ograzhden, pritet përfshirja edhe e helikopterit të armatës

Strumicë, 12 korrik 2024 (MIA) - Aktive janë edhe dy vatra të zjarrit të madh në malin Ograzhden, në territorin e Komunës Novo Sellë, në kufirin mes vendit tonë dhe Bullgarisë.

Sipas informatës nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK), ndaj zjarrit po veprohet në dy vatra të cilat janë akoma aktive, ndërsa pritet pas orës 18 krahas helikopterit policor, të përfhsihet edhe ai i armatës.

Zjarri shpërtheu pardje pasdite në malin Ograzhden, mbi fshatin Badilen në brezin kufitar me Bullgarinë.

Sipas informatës nga NJTZ Strumicë, zjarri ka përfshirë rreth 20 hektarë pyje.

Zjarri po shsuhet edhe nga ana bullgare e kufirit edhe me makinë ndërtimtarie është bërë rrugë e kalueshme në mënyrë që të lëvizë automjeti zjarrfikës për ta shuar zjarrin. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR