• e shtunë, 23 nëntor 2024

Lloga: Mbështetje për aktivitetin e sotshëm në Kuvendin e RMV-së në përvjetorin e Srebrenicës

Lloga: Mbështetje për aktivitetin e sotshëm në Kuvendin e RMV-së në përvjetorin e Srebrenicës

Shkup, 12 korrik 2024

Polemikat rreth simbolikës fetare në hapësirat publike dhe institucionet shtetërore janë një temë e ndjeshme dhe e rëndësishme. Kur shteti ndërmerr hapa për të integruar simbole fetare të një komuniteti specifik, mund të krijohen tensione dhe ndjenja të pabarazisë ndërmjet komuniteteve të ndryshme.

Mirëpo, deri më tani bashkqytetarët tonë maqedonas dhe orthodoks nuk lanë asnjë objekt të "Skopje 2014" pa buste të shenjtorëve fetarë, bile edhe nëpër objekte qeveritare, ura e kryqëzime. Emëruan Aeroportin e Ohrit me emër fetar, dhe atë në "Sveti Apostol Pavle II". Në çdo gurthemel nga një prift e tash ankohen pse është bërë një lutje myslimane në Kuvend. Ose shtet për të gjithë ose për asnjë.

Mbështetje për aktivitetin e sotshëm në Kuvendin e RMV-së në përvjetorin e Srebrenicës.

Krenar Lloga, nënkryetar i Aleancës për shqiptarët

__________________________________________________________

МIА këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk merr përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

Foto: MIA Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR