• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ristovski nga Prilepi: Nuk do të lejojmë që politika të ndërhyjë në sport

Ristovski nga Prilepi: Nuk do të lejojmë që politika të ndërhyjë në sport

Prilep, 12 korrik 2024 (MIA) - Do të bëjmë një inspektim  të plotë të sallave sportive në Prilep, kush i menaxhon dhe çfarë marrëdhëniesh pronësore-juridike kanë dhe nuk do të lejojmë që politika të përzihet në sport, tha ministri i Sportit, Borko Ristovski gjatë vizitës së sotme në Sallën Universale në Prilep.

Vizita e tij bazohet në një ftesë dhe  peticion nga qyteti me të cilin kërkohet që në Prilep të funksionojë një sallë sportive, sepse ka vite që është e pamundur.

Ristovski vizitoi Sallën Universale në Prilep dhe tha se dokumentacioni do të shqyrtohet shpejt për zgjidhjen e problemeve dhe vënien në funksion të tij deri në fillim të sezonit sportiv në shtator-tetor.

"Nga ajo që kemi mundur të shohim në inspektimin e vetë terrenit në Sallën Universale në Prilep, fillimisht do të marrim një raport dhe sa më shpejt që të jetë e mundur do t'i japim pjesë të sallës sportive për ekzaminim. Sipas informacioneve fillestare, nuk ka punë të mëdha ndërtimore që duhet bërë që palestra të funksionojë dhe shihet se arsyet e mbylljes së palestrave në Prilep kanë qenë më shumë politike sesa sportive. Unë kam njoftuar se nuk do ta fusim politikën në ministri. Dhe Ministria do të shërbejë si mike e të gjitha sporteve. Pas analizave dhe hulumtimeve të bëra, sa më shpejt që të jetë e mundur, do të zgjidhim problemet juridiko-ptonësore që ka kjo sallë dhe besoj se ky problem do të zgjidhet deri në fillim të sezonit, shtator-tetor. Do të nevojiten renovime të vogla që kjo sallë të funksionojë", tha ministri i sportit Borko Ristovski.

Sa i përket sallës “Maqedonia” pranë Parkut të Revolucionit, edhe aty do të zgjidhen problemet pronësore dhe juridike, theksoi ministri. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR