• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ambasadori Gir në Pretor do ta hap "Forumin për zhvillimin e Prespës", mbështetje për zhvillimin e rajonit të Prespës përmes programit "BE4Prespë"

Ambasadori Gir në Pretor do ta hap

Resnje, 12 korrik 2024 (MIA) - Ambasadori Dejvid Gir, shef i delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Armen Grigorjan, përfaqësues i përhershëm i Programit për zhvillim në Kombet e Bashkuara sot në Resnje do të promovojnë mundësitë financiare nga BE-ja që i ofrohen rajonit të Prespës për ripërtëritjen e burimeve natyrore, për qëndrueshmëri bujqësore dhe turizëm dhe përmirësimin e infrastrukturës.

Në ngjarjen promovuese, nikoqir i të cilit do të jetë kryetari i Komunës së Resnjës Jovan Tozievski, siç kumtuan organizatorët, do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani dhe ministri për Bujqësi Cvetan Tripunovski.

Pas fjalimeve, paralajmërohet që të vizitohet pemishtja familjare "Shpirti i Prespës" në Carev Dvor për të treguar potencialin, sfidat dhe zgjidhjet për agroturizmin në rajonin e Prespës. Pastaj do të vizitohet pika kufitare "Markova noga" nga pjesa jonë dhe Laimos në Greqi.

Është paralajmëruar që ambasadori Gir pasdite në Pretor të hapë "Forumin për zhvillimin e Prespës" në prani të zëvendëskryeministrit dhe ministrave, përfaqësuesve lokal dhe kryetarëve nga ana e tre vendeve në bregdetin e Liqenit të Prespës: Resnje (Maqedonia e Veriut), Laimos (Greqi) dhe Pustec (Shqipëri).

Programi "BE4Prespë" është në vlerë prej 21.5 milionë euro, prej të cilave 18 milionë euro, gjegjësisht 84 për qind, janë siguruar nga Bashkimi Evropian. Qëllimet e programit janë të ndërlidhura si vijon: 1. Mbështetje për bujqit vendas dhe ofruesit e turizmit për "gjelbërimin" e bizneseve të tyre dhe krijimin e vendeve gjelbra të punës; 2. Investimet për uljen e ndotjes në rajonin e Prespës (për grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza dhe menaxhimin e mbetjeve të ngurta); 3. Përmirësimi i lëvizshmërisë ndërkufitare; 4. Mbështetje për organizatat joqeveritare lokale, parqet dhe institucionet për mbrojtjen dhe valorizimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturorë; 5. Konsolidimi i parkut ndërkufitar të Prespës.

Rajoni i Prespës tash veçmë është shfrytëzues i programit "BE4Prespë" përmes katër granteve të ndara për organizatat lokale të shoqërisë civile dhe dy marrëveshjeve të nënshkruara me UNDP-në. Në mënyrë shtesë, 7.7 milionë euro mjete financiare nga BE-ja në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut janë në dispozicion për rihapjen e pikës kufitare "Markova noga". rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR