• e hënë, 23 dhjetor 2024

Raporti për sigurinë e gazetarëve: Vazhdojnë kërcënimet, presionet dhe kufizimet ndaj punonjësve mediatikë

Raporti për sigurinë e gazetarëve: Vazhdojnë kërcënimet, presionet dhe kufizimet ndaj punonjësve mediatikë

Bruksel, 5 mars 2024 (MIA) - Kërcënimet, druajtjet, arrestimet, legjislacioni restriktiv, paditë tendencioze dhe kontrolli, si dhe sulmet ndaj mediave, janë problemet kryesore me të cilat përballen punonjësit medatikë sot, theksohet në Raportin për vitin 2024 të Platformës së Këshillit të Sigurisë për promovimin e mbrojtjes së gazetarisë dhe sigurisë së gazetarëve.   

Në dokumentin e titulluar "Liria e mediave në Evropë: Është koha që të parandalohet vala", theksohet edhe se gazetarët janë lëndë e përcjelljes joligjore përmes softuerëve për spiunim, të ekspozuar në presione me parashtrim të padive të pabaza që të parandalohet puna e tyre kërkimore dhe detyrimi i tyre për t'u larguar në egzil, sidomos nga Rusia dhe Bjellorusia. 

Raporti therkson se gjatë vitit 2023 organizatat partnere të Platormës kanë publikuar 285 paralajmërime për kërcënime serioze ose sulme ndaj lirisë së mediave në Evropë, që është pothuajse nivel i pandryshuar lidhur me vitin paraprak, kur janë regjistruar 289 raste të këtilla.

Platforma thekson se vitin e kaluar ka pasur rënie të numrit të gazetarëve të vrarë dhe dhunë në rrugë ndaj punonjësve të mediave, por ata ende duhet të bëjnë punën e tyre të ekspozuar ndaj një numri të madh kërcënimesh, presionesh dhe kufizimesh.

Sipas Sekretares së përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq, ky raport tregon rreziqet dhe pengesat në rritje me të cilat përballen gazetarët dhe mediat në Evropë.

“Ne kemi nevojë për veprime vendimtare nga shtetet për të mbrojtur gazetarët dhe për të kundërshtuar kërcënimet ndaj lirisë së mediave, siç janë paditë e pabaza dhe përgjimet ilegale", beson Pejçinoviq Buriq.

Në Raport theksohet se liria e mediave dhe siguria digjitale e gazetarëve edhe më tej janë të rrezikuar me përdorimin e teknologjive të softuerëve spiunë për përcjelljen e gazetarëve dhe punonjësve mediatë, ndërsa përgjegjësia për rastet e këtilla të denoncuara edhe më tej është shumë e vogël.

Në dokument theksohet edhe se Evropa po përballet me dukuri pa precedent gjatë së cilës punonjësit mediatikë, para se gjithash Rusia dhe Bjellorusia, janë të detyruar të largohen në egzil për shkak të rrezikut fizik për jetën e tyre dhe lirinë, përdjekjen gjyqësore, kërcënimet dhe frikësimet, të cilat "kundër tyre dhe familjeve e tyre vazhdojnë shpesh dhe pasi që ata të jenë në egzil".     

Si tendencë në Evropë theksohen edhe proceset gjyqësore për mbrojtjen e reputacionit të nisura nga politikanët dhe biznesmenët me të cilat ushtrohet presion ndaj gazetarëve dhe mediave, pasi përballen me dënime penale dhe detyrime për të paguar dëmshpërblime dhe gjoba të larta.

Në raport thuhet gjithashtu se agresioni rus kundër Ukrainës ka efekte të rëndësishme në lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve, duke vënë në dukje rastet e vdekjes së gazetarëve Bohdan Bitik dhe Arman Soldin gjatë raportimit nga terreni, si dhe plagosjen e disa punonjësve të mediave,

Përveç kësaj, përmendet rasti i punonjësit të shërbimit të sigurisë së televizionit shqiptar Top çenëll, Pal Kola, i cili mbeti i vrarë gjatë një sulmi ndaj kësaj medie.

Përfundimisht me 31 dhjetorin e vitit 2023, në vendet-anëtare të Këshillit të Evropës. përfshirë edhe territoret ukrainase nën okupimin rus, në pabargim kanë qenë 59 gazetarë dhe punonjës mediatikë. Nga ana tjetër, vetëm në Rusi dhe Bjellorusi, të cilët nga viti 2022 janë përjashtuar nga Këshilli i Evropës, janë arrestuar 65 punonjës mediatikë, që theksohet si tregues për intensifikimin e represionit ndaj gazetarëve të pavarur në këto dy vende.

"Rusia iu kthye praktikës së pengmarrjes së institucionalizuar me arrestimin e gazetarëve amerikanë Evan Gershkoviq dhe Alsu Kurmasheva", thuhet në Raport.

Në raport, partnerët e Këshillit të Evropës shprehin mbështetjen e tyre për fushatën "Gazetarët kanë rëndësi", e cila filloi tetorinë e kaluar dhe u bëjnë thirrje shteteve-anëtare të Organizatës që të zbatojnë reformat në polici dhe sistemin e drejtësisë në përputhje të plotë me Rekomandimi i Komitetit të ministrave të Këshillit nga viti 2016 për mbrojtjen e gazetarisë dhe sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të medias.

Këshilli i Evropës krijoi Platformën për Promovimin e mbrojtjes së gazetarisë dhe sigurisë së gazetarëve në vitin 2015 në bashkëpunim me organizata të shquara ndërkombëtare joqeveritare aktive në luftën për lirinë e shprehjes dhe me shoqatat e gazetarëve.

Qëllimi i Platformës është të sigurojë informacion që mund të shërbejë si bazë për dialogun me vendet-anëtare të Këshillit të Evropës për të marrë masat e mundshme për të mbrojtur gazetarët dhe për të hequr aktivitetet e regjistruara negative. mb/
 

QËNDRONI TË LIDHUR