Raporti i Antikorrupsionit për tragjedinë në Koçan në seancën e KSHPK-së
- Komisioni shtetetëror për parandalimin e korrupsionit sot në seancë do të diskutojë për Raportin nga shqyrtimi i kryer i legjislacionit të dispozitave që kanë të bëjnë me dhënien e licencave, miratimeve, lejeve për funksionimin e objekteve hotelierike dhe të ngjashme, si dhe për mbikëqyrjen në Ligjin për veprimtari hotelierike, Ligjin për mbrojtje dhe shpëtim , Ligjin për mbikëqyrje inspektuese, Ligjin për vetëqeverisje lokale, Ligjin për mbrojtje nga materiet shpërthyese dhe Ligjin për qarkullimin e materieve shpërthyese.

Shkup, 15 prill 2025 (MIA) - Komisioni shtetetëror për parandalimin e korrupsionit sot në seancë do të diskutojë për Raportin nga shqyrtimi i kryer i legjislacionit të dispozitave që kanë të bëjnë me dhënien e licencave, miratimeve, lejeve për funksionimin e objekteve hotelierike dhe të ngjashme, si dhe për mbikëqyrjen në Ligjin për veprimtari hotelierike, Ligjin për mbrojtje dhe shpëtim , Ligjin për mbikëqyrje inspektuese, Ligjin për vetëqeverisje lokale, Ligjin për mbrojtje nga materiet shpërthyese dhe Ligjin për qarkullimin e materieve shpërthyese.
KSHPK filloi shqyrtimin antikorrupsion të ligjeve pas tragjedisë së zjarrit në Koçan, me qëllim që, siç kumtuan më 24 mars të këtij viti, të mundësojë zbulimin dhe parandalimin e rreziqeve të mundshme korruptive në zbatimin e procedurave përkatëse lidhur me dhënien e lejeve dhe licencave për punë, lejet për funksionimin e objekteve hotelierike si dhe në pjesën e kryerjes së mbikëqyrjes mbi të njëjtat.
Në seancën e 17-të të sotme, e cila do të mbahet përmes platformës komunikuese ZOOM, anëtarët e Komisionit do të shqyrtojnë edhe Raportin për shqyrtimin e kryer antikorrupsion të legjislacionit të Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik, si dhe Raportin për shqyrtimin e kryer antikorrupsion të legjislacionit të nenit 14 të Rregullores për mënyrën e kryerjes së përzgjedhjes gjatë vendosjes, si dhe gjatë avancimit dhe mënyrës së zbatimit të sistemit të karrierës së punëtorëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s