• e hënë, 23 dhjetor 2024

Raport i CIVIL: Shkelje parazgjedhore e të drejtave të njeriut, fjalor urrejtës, retorikë nxitëse dhe narrativa nacionaliste

Raport i CIVIL: Shkelje parazgjedhore e të drejtave të njeriut, fjalor urrejtës, retorikë nxitëse dhe narrativa nacionaliste

Shkup, 18 mars 2024 (MIA) - Procesi zgjedhor fillon me mosrepektim të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-së dhe organizatave vendore për shoqërinë qytetare, si dhe me shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut, përkatësisht të drejtës së votës, tregon raporti i Qendrës për liri - CIVIL nga monitorimi afatgjatë i procesit zgjedhor.

Siç informoi në konferencën e sotme për shtyp, kryetari i CIVIL-it, Xhabir Deralla, fakti që 1 049 qytetarë për shkaqe teknike nuk do të mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshsme është shkelja e të drejtave të njeriut.

"Të gjithë të cilët do të mbushin 18 vite mes 24 prillit, rrethit të parë zgjedhor për zgjedhjet presidenciale dhe 8 maj, rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare, sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, të cilat i transmetoi Komisioni shtetëror zgjedhor, nuk mund të votojnë për shkaqe teknike. Bëhet fjalë për 1049 qytetarë të cilët në atë periudhë do të kenë të drejtë vote, por, për shkaqe teknike nuk mund të votojnë për zgjedhjet parlamentare më 8 maj, kjo, sipas CIVIL-it, është shkelje e të drejtave të njeriut", tha Deralla.

Ai e përqëriti qëndrimin e CIVIL-it se shteti ka obligim të sigurojë shfrytëzimin e së drejtës së votës për çdo qytetar të moshës madhore.

Janë regjistruar mbi 3 000 raste të fjalorit urrejtës dhe 200 raste me dezinformata

Германската Влада денеска усвои нацрт закон со кој се бара социјалните мрежи како Фејсбук и Јутјуб да пријават во полиција говор на омраза

Prej fillimit të vitit 2024, ekipi monitorues i CIVIL-it ka regjistruar mbi 3 000 raste të fjalorit urrejtëss dhe mbi 200 raste me dezinformata në rrjetet sociale dhe mediume.

Deralla tha se çdo ditë në rrjetet sociale, dhe jo rrallë, siç tha, edhe në mediume, regjistrojnë numër tresshifror komentesh në kumtime të ndryshme në të cilat vërehet fjalor eksplicit, fjalor urrejtës, thirrje për dhunë dhe kërcënime me vrasje dhe linçim.

"Në periudhën e kaluar, prej fillimit të këtij viti, komunikimi publik shënon ton diskreditues përplot me retorikë nxitëse dhe narrativa nacionaliste", tha ai.

Shtoi se në një numër të madh të rasteve vërehet, retorikë antiperëndimore, pro-ruse, anti-NATO, e mbështetur me dezinformata dhe teori komploti apo me transmetim të përmbajtjeve mediatike që janë krijuar me qendra propaganduese brenda dhe jashtë vendit.

CIVIL me rekomandim parazgjedhor për komunikim konstruktiv

Rekomandimet parazgjedhore të CIVIL-it janë komunikim konstruktiv, i pastruar nga dezinformata dhe fjalori urrejtës mes partive politike.

"CIVIL u bën thirrje partive politike menjëherë të ndalojnë me krijimin dhe distribuimin e dezinformatave dhe fjalorit urrejtës dhe t'i përkushtohen komunikimit konstruktiv në opinion dhe debatit të argumentuar me oponentët e tyre politik. CIVIL u bën thirrje partive politike, por edhe prindërve, të mos lejojnë përdorim të fëmijëve për fushatë politike. Fjalori i bazuar gjinor i urrejtjes posaçërisht është vërejtur në periudhën e kaluar, Kjo duhet të ndlaojë", tha Deralla.

Plotësisht, nga atje bëjnë thirrje për përmbajtje nga shkatërrimi i materialit propagandues dhe sulmeve të shstabeve zgjedhore të partive dhe kandidatëve, ndërsa për dhunën dhe armët në proceset zgjedhore në një vend demokraitk, siç theksoi, nuk guxon të bëhet fjalë dhe kjo duhet të zhduket nga procesi zgjehdor. ab/

Foto: МIА/МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR