Ramosi mund ta vazhdojë karrierën në Brazil
- Futbollisti spanjoll Serhio Ramos i cili si lojtar i lirë këtë verë u largua nga PSZH-ja, mund ta vazhdojë karrierën në kampionatin brazilian.
- Post By Fami Bajrami
- 16:06, 13 korrik, 2023

Rio de Zhaneiro, 13 korrik 2023 (MIA) – Futbollisti spanjoll Serhio Ramos i cili si lojtar i lirë këtë verë u largua nga PSZH-ja, mund ta vazhdojë karrierën në kampionatin brazilian.
Sipas gazetarit Fernando Kruz, Flamengo dëshiron firmën me 37-vjeçarin. Klubi tashmë është duke negociuar me lojtarin dhe po përgatitet të paraqesë ofertë zyrtare.
Mbrojtësi ka luajtur 58 ndeshje për PSZH-në sezonin e kaluar, ka shënuar gjashtë gola dhe një asistim. Para kësaj, spanjolli ka luajtur për Real Madridin nga viti 2005 deri në 2021.
Foto: EPA