• e diel, 22 dhjetor 2024

Rama sot do të mbajë tubim në Athinë për shqiptarët që jetojnë në Greqi

Rama sot do të mbajë tubim në Athinë për shqiptarët që jetojnë në Greqi

Athinë, 12 maj 2024 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sot paradite do të mbajë një tubim në Athinë, gjegjësisht takim me shqiptarët që jetojnë në metropolin grek në kuadër të turneut të tij në disa vende evropiane, ndërsa kryeministri grek Kirjakos Micotakis dje komentoi se vizita nuk është  "edhe në momentin më të përshtatshëm", njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Tubimi do të mbahet në një sallë sportive të mbyllur  në një lagje të Athinës, ndërsa sipas mediave greke për sigurinë e Ramës gjatë qëndrimit të tij në Athinë, e cila konsiderohet si vizitë private janë vendosur mbi 1000 policë dhe janë planifikuar masa drakoniane sigurie, duke përfshirë helikopterë dhe dronë.

Për vizitën në Athinë, vetë Rama javën e kaluar në platformën Iks tha se nuk kishte lidhje me punët e brendshme të Greqisë apo zgjedhjet europiane, NDËRSA të premten publikoi një foto në Fejsbuk me detaje të ngjarjes dhe u bëri thirrje shqiptarëve që janë në Athinë dhe në zonën përreth për të marrë pjesë në mbledhje.

Zëdhënësi i qeverisë greke Pavlos Marinakis tha në brifing me gazetarët të enjten tha se ata u njoftuan zyrtarisht për vizitën e Ramës të martën dhe se lokacioni u përcaktua pothuajse në minutën e fundit.

Micotakis dje në intervistën për televizionin grek Alfa në lidhje me vizitën e kryeministrit shqiptar tha se "Greqia është një vend demokratik, i cili garanton me kushtetutë të drejtën e mbajtjes së takimeve dhe padyshim që askush nuk do ta ndalonte kurrë një lider të huaj që të vinte, të realizojë një vizitë private për t'iu drejtuar bashkatdhetarëve të tij."

"Mendoj se tema mori pak më shumë publicitet sesa meriton. Nëse më pyesni nëse koha e kësaj vizite, pak javë para zgjedhjeve evropiane dhe me pyetjet e hapura për minoritetin kombëtar grek në Shqipëri, është koha e duhur, do t'ju them se nuk është saktësisht koha më e përshtatshme. Megjithatë, le të mos i japim edhe më shumë rëndësi", tha Micotakis.

Të njëjtin qëndrim kishte edhe ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis, i cili në një intervistë për radion greke “Skaj” të enjten theksoi se vizita nuk ishte në momentin e duhur dhe komentoi se ishte një vizitë private dhe jo me ftesë të qeverisë greke.

Vizita e Ramës në Athinë është në një kohë kur marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë janë ftohur për shkak të rastit të kryebashkiakut të dënuar të Himarës Fredi Beleri, i cili edhe pse ndodhet në burg në Shqipëri, është një nga 42 kandidatët për deputetë në Parlamentin Evropian nga radhët e partisë grekr në pushtet, Demokracia e Re. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR