Raketa të lëshuara nga Gaza drejt Izraelit
- Sot vazhduan të lëshohen raketa nga Rripi i Gazës në qytetet kufitare izraelite, në mes të operacioneve të mëdha tokësore izraelite në territorin e mbyllur palestinez.

Tel Aviv, 28 tetor 2023 (MIA) - Sot vazhduan të lëshohen raketa nga Rripi i Gazës në qytetet kufitare izraelite, në mes të operacioneve të mëdha tokësore izraelite në territorin e mbyllur palestinez.
Sirenat paralajmëruese u dëgjuan disa herë në vendbanimet në afërsi të kufirit me brezin bregdetar, kumtoi ushtria izraelite.
Brigadat Al-Kasam, krahu i armatosur i organizatës islamike Hamas që sundon Gazën, e mori përgjegjësinë për bombardimin në fshatin Zikim.
Izraeli i shpalli luftë Hamasit pasi ata sulmuan komunitetet izraelite më 7 tetor. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s