Rënie e eksportit dhe importit, deficiti tregtar deri në shtator 2.34 miliardë euro
- Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar-shtator të këtij viti, arrin në 5.861.1 milionë euro dhe shënon rënie për 6,1% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Vlera e mallrave të importuara, në të njëjtën periudhë, është 8.205.4 milionë euro, që është 0,5% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Deficiti tregtar është 2.344.3 milionë euro, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:39, 4 nëntor, 2024
Shkup, 4 nëntor 2024 (MIA) - Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar-shtator të këtij viti, arrin në 5.861.1 milionë euro dhe shënon rënie për 6,1% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Vlera e mallrave të importuara, në të njëjtën periudhë, është 8.205.4 milionë euro, që është 0,5% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak. Deficiti tregtar është 2.344.3 milionë euro, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Mbulimi i importit me eksportin, në periudhën janar - shtator të vitit 2024, është 71.4%.
Shkëmbimi tregtar sipas produktit tregon se në eksport pjesa më e madhe është e katalizatorëve e transportuesve me metale të çmuara ose përbërjet e tyre, kompletet e përçuesve për ndezje etj., për automjetet, aeroplanët ose anijet, pjesët e sediljeve të nëngrupit 821.1 dhe katalizatorët e tjerë të transportuesve. Në import më shumë janë të përfaqësuara vajrat e naftës dhe vajrat e përftuara nga mineralet bituminoze (përveç të papërpunuar), metalet e tjera të grupit të platinit dhe lidhjet e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, platini dhe lidhjet e platinit, të papërpunuara ose pluhur, dhe automjete të tjera motorike për transportin e personave.
Në periudhën janar - shtator të vitit 2024, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, Republika e Maqedonisë së Veriut ka bërë më së shumti ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Kinën dhe Serbinë.
Foto: MIA