• e martë, 17 shkurt 2026
Qofte me spinaq

Përbërësit:

1 kg spinaq 

2 thelpinj hudhër

2 vezë

10 lugë djathë Gouda i grirë ose djathë i shkrirë

miell i zakonshëm

1 lugë perime te thata

grimca buke

Përgatitja:

Zieni spinaqin në ujë të kripur. Kullojini mirë, grimconi dhe vendosini në një enë të madhe. Shtoni djathë Gouda ose djathë të shkrirë, një vezë, perime të thata, hudhër dhe grimca buke sipas nevojës derisa të fitoni përzierje të përshtatshme për formësimin e qofteve. Pastaj lyejini qoftet e formuara me miell, vezë dhe grimca buke. Skuqni në vaj, nëse nuk doni t’i skuqni në vaj, këshilla ime është t’i piqni në furrë mbi letër pjekjeje.

 

Ato mund të ruhen në frigorifer për një ditë tjetër, dhe nëse është e nevojshme, mund të ngrihen.

Foto: Freepic

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR