Sallata e ftohtë me makarona është pjatë e lehtë dhe freskuese. Përgatitet thjesht, ndërkaq kombinimi i perimeve të freskëta, djathit dhe salcës aromatike i jep një shije të pasur dhe të ekuilibruar.
Përbërësit:
300 gram makarona (Fusilli)
150 gram domate shery
1 kastravec i freskët
2 vezë të ziera
100 gram djathë
100 gram mish i tharë
pak spinaq i freskët
30 gram djathë parmixhano
Për salcën:
4 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë çaji bimë të thata
piper i zi i sapobluar sipas dëshirës
lëng gjysmë limoni
Metoda e përgatitjes:
Zieni makaronat në ujë të vluar me kripë sipas udhëzimeve në paketim. Kullojini makaronat e ziera dhe lërini të ftohen nën ujë të ftohtë të rrjedhshëm. Vendosni makaronat e ftohta në një pjatë të thellë sallate. Shtoni domatet shery, kastravecin e prerë në katror, vezët e ziera të prera në feta, copat e mishit të thata, gjethet e spinaqit të vogël, djathin e prerë në katror dhe djathin parmixhano të grirë. Për salcën, përzieni vajin e ullirit, erëzat me perime të thata, piperin e zi të sapobluar dhe lëngun e limonit të shtrydhur. Përzieni mirë salcën dhe hidheni mbi përbërësit e sallatës. Përzieni butësisht sallatën për të kombinuar të gjithë përbërësit.
Shërbejeni menjëherë ose vendoseni në frigorifer derisa të jetë gati për t'u servirur.
Foto: Freepik