Hulumtim: Shkencëtarët zbulojnë përse gjatë disa ditëve jemi më produktivë se ditëve të tjera
- "Studimi i ri zbulon se mprehtësia mendore mund të bëjë dallim të konsiderueshëm në atë se sa detyra do të kryejmë gjatë ditës - madje ekuivalent të plotësisht 40 minutave punë", transmeton RTS.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:38, 27 shkurt, 2026
Otavë, 27 shkurt 2026 (MIA) - "Studimi i ri zbulon se mprehtësia mendore mund të bëjë dallim të konsiderueshëm në atë se sa detyra do të kryejmë gjatë ditës - madje ekuivalent të plotësisht 40 minutave punë", transmeton RTS.
Hulumtimi është kryer nga ekipi i Universistetit Toronto Skarboro në Kanada, i cili ka konstatuar se në ditët kur aftësitë konjitive janë në kulm, njerëzit arrijnë të realizojnë dukshëm më shumë obligime. Kjo, sipas shkencëtarëve, sqaron përse ndonjëherë lehtë e "spastrojmë" listën me detyra, përderisa gjatë disa ditëve të tjera kemi ndjenjë se mezi përparojmë.
Në punimin shkencor ihin përfshirë 184 studentë, të ndjekur në periudhë prej 12 javësh. Çdo ditë ata kanë zgjidhur teste konjitive me të cilat matej mprehtësia e tyre mendore, ndëra më pas kanë njoftuar nëse i kanë përmbushut qëllimet që i kanë vendosur. Në vend të krahasimit klasik mes të anketuarve, hulumtuesit i kanë analizuar variacionet tek secili individ - nga dita në ditë. Rezultatet kanë treguar se ndryshimet në mprehtësinë mentale kanë lidhje të drejtpërdrejtë me kryerjen e detyrave. Në ditë "të mira", të anketuarit jo vetëm që kanë arritur më shumë, por i kanë parashtruar vetes qëllime akoma më ambicioze. Në ditë "të këqija", ndërkaq, produktiviteti është ulur për shumë të jjejtë, që do të thotë se dallimi mes ditës më të mirë dhe më të keqe mund të arrijë edhe deri 80 minuta punë. Psikologu Cendri Haçerson nga Universiteti Toronto Skarboro thotë se qëllimi ishste të kuptohet përse gjatë disa ditëve "gjithçka shkon lehtë", ndërsa gjatë disa të tjerave kemi ndjenjë se po depërtojmë nëpër mjegull.
Hulumtimi është fokusuar në hendekun e ashtuquajtur mes qëllimit dhe sjelljes - dallimin mes asaj që planifikojmë ta bëjmë dhe asaj që me të vërtetë e realizojmë. Mprehtësia mentale u tregua si faktor i rëndësishëm që e zgjeron apo pakësson atë hendek. Edhe pse aftësitë si vetëkontroll dhe ndërgjegje ndikojnë ndaj nivelit mesatar të kryerjes së detyrave, ato nuk i mbrojnë njerëzit nga oscilimet e përditshme në funksionin konjitiv. Me fjalë të tjwra, të gjithë kanë ditë të mira dhe ditë të këqija. Sipas Haçerson, në mprehtësinë mentale ndikojnë disa faktorë, mes të cilëve cilësia e gjumit, noveli i stresit, motivimi dhe shkalla e tërheqjes së vëmendjes. Ajo shton se jo çdo ditë duhet të jetë maksimalisht produktive. ab/
Foto: МIА arkivi