• e hënë, 23 dhjetor 2024

QMK: Vetëm një zjarr në ambient të hapur, 2.032 thirrje në 112 në 24 orët e fundit

QMK: Vetëm një zjarr në ambient të hapur, 2.032 thirrje në 112 në 24 orët e fundit

Shkup, 15 mars 2024 (MIA) - Në 24 orët e fundit ishte raportuar vetëm një zjarr në ambient të hapur. Zjarrfikësit e NJZT Tetovë dje, prej orës 18:25 deri në orën 19:10, me tre zjarrfikës dhe një automjet zjarrfikës kanë shuar mbeturinat e djegura dhe vegjetacioni i ulët në afërsi të fshatit Bogovinë, kumtoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Në kuadër të fushatës "Raporto rrezik në 112 në QMK", QMK Rajonale - Shtip informon se dje në orën 10:35 në numrin për raste urgjente 112 është raportuar për disa shelgje në "Koçanska Reka", Komuna e Koçanit. Sipas raportit, këto paraqesin rrezik nëse ka reshje të dendura shiu që pengojnë ujin dhe shkaktojnë përmbytje të mjedisit.

 "Për këtë rast është kontaktuar SHA “Ekonomia e Ujit Koçan” nga ku është raportuar se janë të njohur me problemin, por presin mekanizim për të intervenuar", thuhet në kumtesë.

QMK-ja apelon që të mos digjet vegjetacioni në ambient të hapur, rregullisht të pastrohen kanalet lokale dhe të mos hidhen mbeturina në kanale.

Në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 2.032 në numrin e vetëm për raste urgjente 112. prej të cilëve, thirrje “reale”, ishin 46.01 për qind, ndërsa 53.99 për qind për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk kanë qenë urgjente. Drejt policisë janë dërguar 62.54 për qind, drejt ndihmës urgjente mjekësore 32.63, ndërsa drejt zjarrfikësve 2.55, ndërsa drejt LAMM 0.10 për qind nga thirrjet reale drejt 112.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR