• e hënë, 23 dhjetor 2024

QMK: Nuk ka zjarre aktive në ambiente të hapura, të gjithë shtatë të paraqiturit janë shuar

QMK: Nuk ka zjarre aktive në ambiente të hapura, të gjithë shtatë të paraqiturit janë shuar

Shkup, 16 shkurt 2024 (MIA) - Sot në mëngjes nuk ka zjarre aktive në ambiente të hapura, të gjithë shtatë të paraqiturit janë shuar, kumtoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK).

Gjatë 24 orëve të fundit, intervenime patën zjarrfikësit nga Brigada zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit, nga Njësia territoriale zjarrfikëse Prilep, NJTZ Strumicë, NJTZ Vallandovë, NJTZ Gjevgjeli dhe NJTZ Nagoriçan i Vjetër.

"Zjarri mbi fshatin Poroj, që kishte filluar mbrëmë, për shkak të temperaturave të ulëta është shuar vetvetiu. Pas informatës së marrë rreth orës 19:00 në numrin 112 për zjarr mbi fshaatin Poroj, nga QMK janë njoftuar të gjithë kompetentët, por nuk ka pasur mundësi intervenimi, sepse zjarri ka qenë në terren të pakalueshëm të lartë dhe ishte errësirë, ndërkaq nuk ka pasur rrezik për vendbanimin", ceket në kumtesë.

Qendra për menaxhim me kriza bën thirrje të që mos digjet vegjetacioni i ulët në hapësira, ndërkaq paraqitja e zjarrit të raportohet sa më shpejtë në Numrin e vetëm për raste urgjente 112 në QMK, si edhe rastet e tjera urgjente, posaçërisht kur qytetarët kanë situata me rrezik për jetë.

Nga QMK përkujtojnë se fundjavën e kaluar ka pasur rreth 80 zjarre në ambiente të hapura. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR