• e enjte, 18 korrik 2024

QMK: Një trup i pajetë është tërhequr nga lumi Topollka para derdhjes në Vardar

QMK: Një trup i pajetë është tërhequr nga lumi Topollka para derdhjes në Vardar

Shkup, 5 qershor 2024 (MIA) - Një peshkatar rekreativ mbrëmë ka denoncuar se ka vërejtur një trup të pajetë në derdhjen e lumit Topollka në lumin Vardar, afër shtëpive të fundit nga ana jugore e Velesit.

Trupi është tërhequr sot, rreth orës 10, nga ana e ekipit të Njësisë speciale antiterroriste "Tigrat", informojnë nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK).

Trupi i pajetë u identifikua nga ana e djalit të të ndjerit. Ai dje në ora 8:30 në Sektorin e Punëve të Brendshme Veles, ka denoncuar se babai i tij 80-vjeçar është zhdukur. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR