• e hënë, 23 dhjetor 2024

QMK: Në 122 në 24 orët e fundit ka pasur 1.792 thirrje, të mos digjet bari i thatë dhe vegjetacioni i ulët

QMK: Në 122 në 24 orët e fundit ka pasur 1.792 thirrje, të mos digjet bari i thatë dhe vegjetacioni i ulët

Shkup, 18 janar 2024 (MIA) - Në 24 orët e fundit, në Numrin e vetëm për raste urgjente 112 në Qendrën për menaxhim me kriza ka pasur gjithsej 1.792 thirrje. Prej tyre, thirrje "reale" ishin 38,06 për qind, ndërsa 61,94 për qind ishin për nevoja të tjera të qytetarëve të cilat nuk ishin urgjente.

Siç informojnë sot në mëngjes nga QMK, drejt policisë ishin 62,90 për qind, drejt ndihmës së shpejtë mjekësore 33,06 për qind, ndërsa drejt zkarrfikësve 3,23 për qind e thirrjeve reale.

Zjarrfikësit nga njësitë territoriale zjarrfikëse nga Radovishi, Prilepi, Gostivari dhe Kumanova kanë shuar begjetacion të ukët të djegur dhe kanë pasur intervenime të tjera më të vogla në ambiente të hapura në territoret e komunave të tyre.

Gjatë ditës së djeshme edhe zjarrfikësit nga brigada për mbrojtje kundër zjarrit e Qytetit të Shkupit kanë pasur tre intervenime më të vogla në qytet dhe rrethinë.

Qendra për menaxhim me kriza bën thirrje për veprim parandalues kundër zjarreve, të mos digjet bari i thatë dhe vegjetacioni i ulët në gjatë fundjavës së vazhduar. Të kihet kujdes nga zjarret e munfdshme edhe në vendbanime.

QMK bën thirrje edhe për drejtim të kujdesshëm të automjeteve në viset më të larta ku ka borë dhe të mos vozitet në drejtime të ndlauara në male, si për shembull përmes Galiçicës. ab/

Foto: МIА arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR