QMK: Dje janë shuar 45 zjarre në ambient të hapur, ndërsa gjatë fundjavës 71 zjarre
- Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 45 zjarre dhe gjithsej gjatë fundjavës janë shënuar 71 zjarre, me ç'rast janë djegur kashtë, bari i thatë, bimësi e ulët, pyje të përziera me pisha, si dhe deponi pothuajse në të gjitha komunat.
- Post By Sara Ademi
- 09:49, 25 shtator, 2023

Shkup, 25 shtator 2023 (MIA) - Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 45 zjarre dhe gjithsej gjatë fundjavës janë shënuar 71 zjarre, me ç'rast janë djegur kashtë, bari i thatë, bimësi e ulët, pyje të përziera me pisha, si dhe deponi pothuajse në të gjitha komunat.
Sipas informacioneve që kanë mbërritur në Sektorin e Operacioneve dhe Koordinimit në Qendrën e Menaxhimit të Krizave (QMK), ekipet e zjarrfikësve, të ndihmuar edhe nga popullata vendase dhe me mbështetjen e aeroplanëve të DMSH-së dhe të MPB-së, kanë shuar të gjitha zjarret në ambient të hapur që digjeshin këtë fundjavë dhe përbënin rrezik për qytetarët, të mirat materiale dhe natyrore në vend. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s