• e enjte, 04 korrik 2024

QMK: Dhjetëra zjarre në ambiente të hapura në 24 orët e fundit

QMK: Dhjetëra zjarre në ambiente të hapura në 24 orët e fundit

Shkup, 29 janar 2024 (MIA) - Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njoftoi se në vend ende ka zjarre në ambiente të hapura. Dhjetëra zjarre ka pasur në 24 orët e fundit. 

Brigada territoriale kundër zjarreve e Qyetetit të Shkupit nga ora 14:30 deri në orën 16:20, me tre zjarrëfikës dhe një automjet kanë shuar kashtë të përfshirë nga zjarri në një sipërfaqe prej 5.000 metra katrorë në fshatin Pobozhje të Shkupit, komunë e Çuçer Sandevës.

Tre zjarrëfikës nga Brigada territoriale kundër zjarreve e Qyetetit të Shkupit nga ora 16:25 deri në orën 17:50 me një automjet kanë shuar zjarr në një sipërfaqe prej 500 metra katrorë në fshatin Petrovec, Komuna e Petrovecit. Zjarrëfikësit kanë pasur katër ndërhyrje të tjera të lehta.

Dy zjarrëfikës nga Brigada territoriale kundër zjarreve Gjevgjeli nga ora 10:55 deri në orën 12 me një automjet kanë intervenuar në djegien e bimësisë së ulët dhe pishave në afërsi të fshatit Cërniçan të Komunës së Dojranit. Dy zjarrëfikës nga ora 14:15 deri në orën 15:00 me një automjet kanë intervenuar në depon e djegur në fshatin Negorci, Komunë e Gjevgjelisë. 

NJTZ Sveti Nikollë nga ora 11:30 deri në orën 12:20 me tre zjarrëfikës dhe një automjet kanë intervenuar në djegien e shkureve në afërsi të fshatit Krivi Dol të komunës së Shtipit.

Katër zjarrfikës nga NJTZ Koçani nga ora 12:45 deri në orën 15:00 me dy automjete dhe katër vullnetarë kanë intervenuar në sipërfaqen me kashtë të përfshirë nga flakët me sipërfaqe prej 10 hektarë në atarin e fshatit Teranci. Ka pasur edhe një intervenim të vogël.

NJTZ Probishtip nga ora 17:45 deri në orën 19:20 me një automjet dhe tre zjarrëfikës kanë intervenuar në djegien e vegjetacionit të ulët dhe kashtës me sipërfaqe prej 1 hektar në afërsi të fshatit Buçisht.

QMK rajonale Manastir njofton se NJTZ Prilep gjatë 24 orëve të fundit ka pasur tri intervenime të lehta. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR