• e shtunë, 23 nëntor 2024

Qeveria në seancë mori disa vendime kadrovike

Qeveria në seancë mori disa vendime kadrovike

 Shkup, 17 shtator 2024 (MIA) - Qeveria sot në seancën e 20-të ka marrë disa vendime kadrovike.  

Për koordinator kombëtar për ndërkulturalizëm, zhvillim të kulturës dhe bashkëpunim ndërinstitucional është emëruar Abaz Selmani.

 Siç njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, për u.d.  drejtoreshë e Qendrës Shtetërore të Provimeve, në propozim të ministres së Arsimit dhe Shkencës, është emëruar Daniella Jovçevska, derisa u.d. zëvendësdrejtor i Qendrës Shtetërore të Provimeve, gjithashtu në propozim të ministres së Arsimit dhe Shkencës është emëruar Ali Abdullah.

 Robert Axhipetrov është emëruar ushtrues detyre drejtor i Shërbimit Pedagogjik, organ në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, shtohet në kumtesën e shërbimi për shtyp të Qeverisë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR